Maqedonia nuk do të jetë një vend demokratik për aq kohë sa njerëzit të ndalohen vetëm për shkak se kishin guximin të shprehnin mendimin e tyre dhe të kundërshtonin publikisht politikat me të cilat nuk pajtohen. Nuk do të ketë atmosferë për diskutim konstruktiv në Maqedoni, përderisa deputetët, artistët, mjekët, arkitektët, aktorët, këngëtarë opera dhe oficerët e policisë janë shpallur terroristë.
Gjykata penale, përtej logjikës ligjore, vazhdoi ndalimin e një pjese të të dyshuarve për ngjarjet e 27 prillit. Në vend që të vendoset për faktet, vendosi të plotësojë kërkesat jo të argumentuara për zgjatjen e paraburgimit nga PPTH që ndërton hetime të motivuara politikisht.
Në asnjë vend tjetër në botën demokratike, artistët, këngëtarët, aktorët, regjisorët, arkitektët, mjekët, oficerët e policisë, ligjvenesit dhe qytetarë të shquar, nuk janë viktima të rasteve gjyqësore të ngritura thjesht sepse shprehin pakënaqësi me politika të caktuara. Ligji në Republikën e Maqedonisë është zhvlerësuar seriozisht.
Demokracia dhe sundimi i ligjit duhet të kthehen. Institucionet duhet të jenë në funksion të qytetarëve, dhe jo për nevojat e elitës në pushtet. Republikë Maqedonia duhet të jetë një shtet ligjor, në të cilin do të respektohen të drejtat themelore të njeriut.
Të paraburgosurit për ngjarjet e 27 prillit janë privuar nga të drejtat themelore gjatë procedurës, duke ju shkelur të drejtët e prezumimit të pafajësisë. Kjo u konfirmua nga Avokati i Popullit. Policia tejkalon kompetencat e saj, gjykatat vendosin për akuza të ndërtuara dhe shkëlja e ligjeve vazhdon në ambientet e paraburgimit.
Ky abuzim i institucioneve nuk duhet të vazhdojë. Ligji duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë e meritojnë atë. Persekutimi politik duhet ndaluar.