Për të arrestuarit e ngjarjeve të 27 prillit burgu i Shutkës është shndërruar në një kamp nazist. Kështu thonë nga VMRO-DPMNE duke akuzuar se në hapësirat e paraburgimit nuk ka izolim e as ngrohje për të burgosurit. Në vend që të paraburgosurit të përgatiten për ballafaqimin me organet e drejtësisë, fokusi I tyre është mbijetesa në burgun nazist të juntës, tha Darko Kostovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Pa kritika nuk mbeti as policia e burgut për të cilën nga VMRO-DPMNE thonë se po sillet si polici partiake e juntës. Sipas tyre, e gjitha kjo bëhet për shkak të dashurisë që e kanë për atdheun personat e arrestuar për ngjarjet e 27 prillit. ndërsa sa I përket këtyre ngjarjeve, nga partia opozitare maqedonase paralajmërojnë se të gjithë ata që e thyen Kushtetutën dhe të drejtat e qytetarëve, një ditë do të përgjigjen para ligjit.

Askund në botë nuk vuhet burg për patriotitizëm, kjo ndodh vetëm në Republikën e Maqedonisë e cila është robëruar nga junta e Zoran Zaev. VMRO-DPMNE do të kundërvihet në këtë thyerje flagrante të ligjeve dhe keqpërdorimin e institucioneve, për ndjekjen politike të atyre që nuk mendojnë njëjtë. Të gjithë që po ndikohen nga qeverisja aktuale dhe thyejnë kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare që i garanton të drejtat e njeriut do të përballet me drejtësi – tha Darko Kostovski, VMRO-DPMNE./Alsat-M/