Një automjeti në Vlorës, dyshohet se i është vendosur eksploziv.

Siç bëhet e ditur, ka qenë drejtuesi i mjetit me targa AA 233 OX, që ka njoftuar policinë, duke bërë me dije se poshtë makinës së tij mund të jetë vendosur eksploziv.

Në vendin e ngjarjes, pranë zonës së quajtur “Uji i Ftohtë, kanë shkuar forca të shumta policie, ku kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë nisur punën për të parë nëse pakoja është lënë plasëse.

Informacion paraprak

Më datë 15.12.2017, rreth orës 18:55, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetasit E.S., 30 vjeç, pasi dyshon se rreth 2 m larg, përpara mjetit të tij tip ”Benz”, në lagjen ”Uji i Ftohtë”, dallon një qese plasmasi të zezë dhe dyshon se ka lëndë eksplozive.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se, në rrugë, rreth 2 m përpara mjetit tip ”Benz” gjendet një objekt i mbështjellë me qese të zezë.

Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth.

Janë njoftuar e janë duke ardhur edhe Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar çfarë objekti është.