Kënga “Papuqe Gucci” e reperit Gjiko, e publikuar muaj më parë, ka marrë pëlqyeshmërinë maksimale nga publiku.

Në vetëm pak orë, ky super hit i punuar nga RedBox, kishte shënuar miliona klikime në kanalin YouTube.

E në vetëm pak ditë, fjala “Gucci” ishte shndërruar në trend, kjo pasi pikërisht me këtë titull u kënduan edhe shumë këngë të tjera, duke u kthyer kështu në markën më të përfolur të momentit për shqiptarët.

Së fundmi, një tjetër këngë me refrenin “Papuqe Gucci” është publikuar në YouTube, veçse kësaj radhe në versionin tallava.

Këngëtari Bashkim Spahiu ka sjell këtë këngë interesante, e cila në një pjesë është e punuar origjinale, teksa në disa pjesë të referenit është përpunim i këngës së reperit.

Dhe për pjesën në fjalë, nuk dihet nëse këngëtari ka siguruar të drejtat e autorit.