Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të presë nesër në orën 10:00 në një takim, homologun e tij të Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

Kreu i Malit të Zi do të vizitojë Tiranën pas ftesës së bërë nga kreu i shtetit shqiptar.

Ndërkohë që pas takimit të dy presidentët do të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët shtypi për mediat.