Në vitin 2018, Serbia do të fillojë ndërtimin e pjesës së parë të autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, të cilën e ka pagëzuar “Autpstrada e Paqes’.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Ndërtimit e Serbisë, Zorana Mihajloviç.

Ky projekt do të financohet nga Banka Evropiane e Investimeve dhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Mihajlloviç ka thënë se kjo rrugë ka rëndësi të madhe për Serbinë.

“Kjo rrugë nënkupton lidhjen me rajonin. Serbia nuk ka det dhe prandaj ka nevojë për porte”, ka thënë ajo, citon Klan Kosova.