Familja e saj ka qenë shpesh në qendër të vëmëndjes së mediave për shkak të skandaleve në të cilat janë përfshirë.

Fillimisht nisi nga vajza e saj, e cila ngeli shtatzënë 17 vjeçë dhe u pasua nga shumë skandale të tjerë.

Kjo është familja e Sarah Palin- it, ish- guvernatores së Alaskës.

Pas skandalit të shtatzënisë së vajzës vetë Sarah tregoi për djalin e vogël, që vuante nga sindroma down dhe që vetë ajo personalisht ishte kundër abortit.

Sikur të mos mjaftonin këto, familja u përfshi në një tjetër skandal, atë të librit biografik të Sarah-it ku thuhej se dikur bashkë me të shoqin, Todd- in ishin konsumues kokaine dhe bënin jetë të shthurur.

Por ngjarja më e fundit është ajo më shokuesja. Bëhet e ditur nga mediat ndërkombëtare se 3 ditë më parë, djali i saj i madh, Truck rrahu të atin në mënyrë brutale. Ngjarja ndodhi të shtunën, në Wasilla të Alaskës. Truck ka patur edhe më parë probleme me ligjin.

28- vjeçari e kishte telefonuar babanë, Todd- in dhe i kishte kërkuar që të shkonte t’i merrte kamionin por ai refuzoi pasi kohët e fundit i biri po konsumonte shumë alkool dhe qetësues.

“Do vij gjithsesi të të zhdëp në dru.”- thuhet se ka thënë Truck

Më pas i biri me armë në dorë ka thyer njërin prej xhamave të dritares, ka hyrë brenda, e ka tërhequr zvarrë dhe ka nisur ta godasë në fytyrë dhe kokë 53- vjeçarin.

Track është akuzuar edhe më parë për agresion dhe vjedhje.

Jo më larg se vitin e kaluar, Truck rrahu të dashurën në të njëjtën shtëpi. Vajza kërkoi një urdhër mbrojtjeje.