Shkruan Shefik Duraku

I nderuari ,,Krietar” i Koalicionit me 1500 vota,fillimisht të uroj për detyrën e re si Zëdhënës i BDI-së dhe të urojmë suksese në punë.

Kurse,sa ju takon akuzave që i drejtoni drejtë Ziadin Selës,duam të përkujtojmë se Ziadin Sela dy vjet ju ka mbajtur në kurriz dhe ju bëri Deputet,këtë më së miri e dini Ju i nderuar Zëdhënës i BDI-së sepse këtë e vërtetuan dhe rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale.

Koalicioni juaj mori 1500 vota dhe Ju ende keni guximin të flisni në emër të popullit.

Se kush është Ziadin Sela dhe me kend bashkpunon e dijnë më së miri Shqiptarët.

Akuzat e juaja janë thjeshtë trillime për të dëshmuar vazalitetin tuaj ndaj pushtetit të cilin aq shumë e doni.

T’ju shërbej në nderë,kuptohet nëse keni nderë,e gjithë ajo që thoni.

Edhe një her ju urojmë për postin e ri të Zëdhënsit të BDI-së.