Hulumtuesit nga firma e sigurisë “4iQ” tani kanë zbuluar një bazë të dhënash të re kolektive në internetin e errët apo Dark Web, gjithashtu i lëshuar edhe në Torrent, përmban 1.4 miliardë emra përdoruesish dhe fjalëkalime në tekst të qartë, shkruan Telegrafi.
Studiuesit thanë se arkivi i madh 41GB, përmban 1.4 miliardë kombinime të emrave të përdoruesve (username), emaile dhe fjalëkalime – të fragmentuara siç duhet dhe të renditura në dy dhe tre nivele të direktoriumeve.
Baza e të dhënave kolektive përmban kredencialet e rrjedhura nga “Bitcoin”, “Pastebin”, “LinkedIn”, “MySpace”, “Netflix”, “Last.FM”, “Zoosk” dhe “Badoo”, “RedBox”, lojëra si “Minecraft” dhe “Runescape” dhe listat e kredencialeve si “Anti Public” dhe “Exploit.in”.