Një 44-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike në aeroportin e Malpenses në Milano.

Viktima është identifikuar si Aldo Laçi.

“Repubblica.it” shkruan se ai ishte me pushime dhe po priste bashkëshorten e tij.

Por, nuk dihet se për çfarë arsye, pesë policë italianë e kanë ndjekur për disa metra me vrap atë dhe më pas e kanë shtrirë përdhe.

Pas kësaj, 44-vjeçari, me gjasë si pasojë e një infarkti, ka ndërruar jetë, i rrethuar nga 5 policët.

Mediat italiane shkruajnë se ai në këto momente ka qenë nën efektin e drogës.

Por familjarët e tij, thonë se 44-vjeçari gjeti vdekjen nga dhuna e policisë.

Ata kanë kontaktuar edhe një avokat, i cili tha për mediat italiane se Laçi është goditur në qafë dhe në kokë nga policët, të cilët i kanë shkaktuar vdekjen.(TemA)