Personi me emrin Burim Idrizi është qëlluar për vdekje me armë zjarri në rrugën Xhon Kenedi në Çair, afër shkollës së mesme Cvetan Dimov, më saktësisht te stacioni i autobusit, përcjell TetovaSot.
Fillimisht u dëgjuan disa krisma me “Kallashnikov”, më pas është gjetur i shtritë përtokë Burim Idrizi i moshës 24 vjeçare, theksojnë nga MPB-ja.
Motivet ende nuk dihen, ndërsa në vendin e ngjarjes arritën ekipet e policisë dhe ndihmës së shpejtë./TetovaSot/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=61&v=-execlEGLCY