Një veturë është futur në një udhëkryq të mbushur me njerëz në qytetin australian të Melburnit të enjten, duke plagosur 14 persona. Lajmin e bëri të ditur t policia, duke shtuar se kanë arritur të arrestojnë shoferin dhe një tjetër person. Sipas policisë  ende nuk dihet motivi i këtij incidenti.

Në janar, katër persona u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë ishin plagosur kur një person me dashje kishte hyrë në turmën e këmbësoreve vetëm disa metra larg nga vendi i incidentit të së enjtes, megjithëse ai incident nuk ishte i lidhur me terrorizmin.

Një dëshmitar i tha Australian Broadcasting Corp se automjeti po udhëtonte me shpejtësi 80-100 km / h. “Ai nuk ngadalësonte”, tha Jim Stoupas, i cili tha se po qëndronte jashtë dyqanit të tij kur vetura hyri në mesin e turmës.