Me 43 vota të deputetëve është kërkuar seanca e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Tribunalit Special.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, kërkoi që të mbahet mbledhja e Kryesisë menjëherë, ku do të shqyrtohet kërkesa e nënshkruar nga 43 deputetë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit po mbahet në keto çaste. Kërkesa e deputetëve është që seanca për anulimin e Ligjit për Gjykatën Speciale të mbahet sonte. /Express/