Lideri i RDK-së, tani deputet i ASH-së siç thotë edhe vet Vesel Memedi sonte në Click Plus në Tv21 tha se Ziadin Sela e ka sulmuar edhe prej Amerike.

Sipas tij Vesel Memedi është personi i vetëm dhe lider i vetëm që sulmohet më shumë në kohën e fundit.

Ai gjatë emisionit nuk pranoi të flas nëse ka komunikuar me Trajko Veljanovskit gjatë 27 prillit ku u rrahën deputetët dhe Sela. Sa i përket bastisjes në shtëpinë e tij, Memedi tha se policia nuk e ka bastistur por ia kanë marrë vetëm telefonin.