Kryetari i vulave të RDK-së, Vesel Memedi, sot në një pres konferencë në hollin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ka akuzuar Ziadin Selën për rreshtim të tij në anën e VMRO-DPMNE-së, duke përmendur edhe intervistën e sekretarit gjeneral të Aleancës kur tha se ideologjikisht janë të përafërt me VMRO-në.

Kjo vjen pas deklaratës së Selës në SHBA se Vesel Memedi ka kaluar në BDI. Kjo ndarje u bë më e theksuar kohëve të fundit, ku Memedi edhe në zgjedhjet lokale ka ndihmuar kandidatin e BDI-së, Nevzat Bejtën.

Në një nje takim me bashkëatdhetar shqiptar në Amerikë, lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela kishte deklaruar se ASH tani më ka vetëm dy deputë, sepse Vesel Mehmeti tani më është deputet i BDI-së.

Sipas ASH-së, Vesel Mehmedi edhe kësaj rradhe do e bëj agjentin duke dashur të mbulojë turpin e kolegëve të tij dhe të BDI, që do duhet ta votojnë kandidatin e LSDM, të cilët do e bëjnë më dëshirë, mbas shumë deklaratave se nuk do e votonin nje kandidat për ministër nga rradhët e ASH.

“Ky është roli i desidentit Vesel Mehmedit, i cili po i kryen gjithmonë me sukses detyrat e dhëna nga LSDM dhe BDI, dhe si rrjedhojë e kësaj ai vazhdon ta mbajë ministrinë e pushtetit Lokal edhe pse zgjedhjet e fundit lokale i mori afro 1.500 vota.”, kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarët.