Burime partiake pranë LSDM theksuan për INA se edhe Vesel Memedi nga RDK ka lobuar dhe ka biseduar hapur, përfshirë edhe deklaratat publike se është kundër që Aleanca për Shqiptarët të ngelet në Qeveri. Sipas tyre, vota e tij është e sigurt në Kuvend dhe se ai i qëndron besnik koalicionit qeverisës.

Memedi vetë ka deklaruar në Kuvend se është dhe përkrah Qeverinë reformatore, duke participuar me një ministër.

Nga ana tjetër ai drejtoi akuza ndaj ASH se bashkëvepron me VMRO-në.