Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot i verifikoi mandatet e deputetëve Dalibor Bogdanovski dhe Samka Ibraimovski.

Ata vijnë në vendet e deputetëve Stevo Pendarovski dhe Vasko Kovaçevski, dorëheqjet e së cilëve paraprakisht u konstatuan. Pendarovski e braktisi funksionin e deputetëve pasi që është emëruar koordinator nacional i Maqedonisë për NATO-n, ndërsa Vasko Kovaçevski duhet ta ndërmarrë funksionin e drejtorit në REK Manastir.

Seanca kuvendore mbahet pa praninë e opozitës.