Vendimi për ekstradimin e ish shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, Gjykata në Selanik do ta bëjë të ditur të mërkurën e ardhshme.

Siç informon Telma,  në dokumentacionin e plotë të dërguar nga Maqedonia, Gjykata e ka dëgjuar edhe deklaratën e avokatit të tyre Petar Vasilev, i cili pohon se veprat për të cilat janë akuzuar dy ish zbuluesit janë në kundërshtim me shumë ligje në Maqedoni dhe Greqi. Sipas tij, Gjykata duhet ta refuzojë ekstradimin.

Gjykata do ta marrë vendimin, pasi në seancë do ta dëgjojë edhe bashkëshorten e Goran Grujevskit, e cila është propozuar si dëshmitare në mbrojtjen e tij.

Grujevski dhe Boshkovski janë në paraburgim në burgun në afërsi të Selanikut. Të dyve u gjykohet në Gjykatën e Selanikut edhe për falsifikim të pasaportave me të cilat u kapën më 18 tetor të këtij viti në aeroportin në Selanik, kur tentuan të shkojnë për në Budapest.

Seanca paraprake për pasaportat e rrejshme nuk u mbajt sepse nuk ishte i pranishëm njëri nga të akuzuarit e tjerë, i cili gjithashtu ka qenë bashkë me Grujevskin dhe Boshkovskin. Ky gjykim është shtyrë për më 17 maj të vitit 2018.

Gjykimi për pasaportat e rrejshme është ndarë nga procedura për ekstradimin e tyre.