Shefi i Shtatëmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski dje e vizitoi sektorin për operacione paqesore të Kombeve të Bashkuara dhe misionit të përhershëm të Republikës së Maqedonisë në KB.

Gjatë vizitës në Nju-Jork, delegacioni i ARM-së u takua me këshilltarin më të lartë të misionit të përhershëm të Francës në KB, gjeneralit të brigadës Tieri Lion, ku u bisedua rreth përvojës shumëvjeçare të cilën Franca e ka në operacionet paqesore.

Pastaj, gjenerali Veliçkovski ka pasur takime pune me nënsekretarin për operacione paqesore pranë KB-së, Zhan Pjer Lakroa dhe me këshilltarin ushtarak pranë sektorit për operacione paqesore, gjeneral-nënkolonelin, Karlos Loitei.

Величковски - Лакроа

Gjatë bisedave janë përfshirë disa çështje lidhur me misionet paqesore të udhëhequra nga KB-ja në aspekt të pjesës ushtarake të angazhimeve, si dhe kontributi  i këtyre operacioneve ndaj rritjes së sigurisë globale dhe paqes botërore.

Gjenerali Veliçkovski gjatë bisedave me përfaqësuesit e lartë të OKB-së, i ka theksuar përvojat e përfituara në qarqet ndërkombëtare, përcaktimet strategjike dhe kontributin ndaj paqes globale, të cilin e jep Maqedonia me pjesëmarrje të njësiteve të ARM-së në misione paqesore të udhëhaqura nga NATO-ja dhe BE-ja, por edhe me pjesëmarrjen 10-vjeçare me përfaqësues të vetin në misionin e KB-së “Unifil” në Liban.

Nënsekretari për operacione paqesore i KB-së, Pier Lakroa theksoi se është i bindur se pjesëmarrja e ARM-së me personal të shtabit do të jetë me rëndësi për ARM-në në përfitimin e këtij lloji të përvojave në kryerjen e operacioneve paqesore të udhëhequra nga KB-ja.

Republika e Maqedonisë kontributin e saj në operacione paqesore të udhëhequra nga OKB-ja, e ka filluar në maj të vitit 2007 me dërgimin e një pjesëtari të ARM-së në vendin oficer shtabi në qendrën e bashkuar operative në Nagura në misionin “Unifil” në Liban me mandat prej një viti.

Global