Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bën të ditur se ka ndëruar jetë, Tomisllav Çokrevski, profesor universitar dhe ish-ministër i MPB-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Çokrevski ka qenë ministër në periudhën 1996-1998, periudhë kur ndodhi edhe rasti e Gostivarit, si edhe arrestimet tjera në Tetovë, në lidhje me çështjen e flamurit shqiptar.

Por ai kurrë nuk ka dhënë përgjegjësi për dhunën e ushtruar dhe vrasjen e tre shqiptarëve dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve, që dolën në protestë për mbrojtjen e flamurit.

Çokrevski gjithashtu ka patur dijeni edhe për pilotin shqiptar Sinan Vitia, i cili për herë të fundit është parë në aeroportin e Shkupit. Çokrevski ka pohuar se Vitia ka qenë në duar të policisë maqedonase.