Prej pak kohësh kishte mbushur 40 vjeç, dhe anglezi John Gardener, lojtar amator futbolli gjeti vdekjen si pasojë e një ataku në zemër.

Gardener ishte prekur nga një infeksion i rëndë si pasojë e vesit të tij për të ngrënë thonjtë.Një gjest i cili përsëritej aq shpesh sa që burri nuk ndjente asnjë dhimbje.

Por si pasojë e infeksionit prej ngrënies së thonjve ai u prek nga një goditje në zemër e cila i shkaktoi vdekjen pas dy javësh qëndrimi në spital.

Familja e 40 vjeçarit është në gjendje shoku, ndërsa mjekët kujtojnë se si duart e John ishin gjithnjë në gjendje të keqe dhe të dëmtuara.