Mjekët nuk arritën t`i shpëtojnë jetën Brikena Mehmetit, një vajze 16 vjeçe nga Loria, provinca italiane e Trevizos. Ajo ishte shtruar në stacionin intensiv të spitalit më 15 dhjetor, pasi që gjatë natës ishte rrëzuar nga dritarja e banesës në tokë, shrkuan südtirolernews.at.

Ndonëse fillimisht dukesj se gjendja e saj shëndetësore po përmirësohej, ndërkohë ndodhi një përkeqësim i papritur dhe Brikena iu dorëzua plagëve të marra.

Brikena vuante nga një formë e rrallë dhe e rëndë e somnambulizmit (ecjes në gjumë ose jermisë), transmeton albinfo.ch. Duket se ajo natën kritike ka qenë në një gjendje të tillë dhe e ka ngatërruar dritaren e banjos me derën kështu që është rrëzuar poshtë me ç`rast ka pësuar lëndime të rënda.

Kufoma e Brikenës do të varroset në Prishtinë, prej nga e ka prejardhjen familja e saj.