Protesta e sotme e organizuar në Tiranë për vdekjen e të riut shkodran Florenc Beqiraj në Francë, duket se nuk do të jetë e fundit.

Por, fillimi i protestave deri në zbardhjen e rrethanave që sollën vdekjen e Florencit. Drejtuesi i “Eko Mendje”në Shkodër, Mirsad Basha njofton se nesër do të ketë një tubim paqësor në qytetin e Shkodrës.

“Miq, nesër me datë 25 dhjeto në orën 11:00 tek moloja në shëtitoren e Bunës, ju presim për të bërë homazhe për Florencin. Merrni me vedi nji qiri, mesazhe në letër apo lule. Më pas do bëjmë nji tubim paqësore drejt qëndres së Shkodrës. Ju presim!” – shkruan Basha.

Kjo do të jetë protesta e dytë e organizuar për vdekjen e Florenc Beqirajt, ndërsa akoma nuk ka një reagim nga qeveria rreth kësaj ngjarje.