Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajë Komisioni për çështje evropiane, në të cilën në rend dite është Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve në lexim të dytë.

Komisioni do t’i shqyrtojë amendamentet e parashtruara rreth tekstit të propozuar. Më pas ligji në lexim të dytë do të shkojë sërish në mbledhje plenare në debat, pas çka do të pasojë deklarimi final i deputetëve rreth tekstit.

Nevoja për sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve u votua nga deputetët më 15 nëntor të këtij viti. “Pro” votuan 66 deputetë, ndërsa 41 ishin “kundër”.

Në Kuvendin e RM-së mbledhje do të mbajë edhe Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit.

Në rend dite është debati publik me temë: “70 vite Deklaratë universale të të drejtave të njeriut.