Komisioni për financim dhe buxhet sot e vazhdoi debatin për Propozim-ligjin për vitin 2018. Me vazhdimin e seancës kryeson deputeti i LSDM-së Vasko Kovaçevski të cilin e emëroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi që të kryesojë me Komisionin pasi kryetarja e këtij trupi kuvendor Liljana Kuzmanovska nga VMRO-DPMNE-ja sërish e anuloi vazhdimin e caktuar për sot paradite.

Në seancë nuk marrin pjesë anëtarët deputetë të VMRO-DPMNE-së opozitare. Deputetët nga shumica qeveritare apeloi deri te kolegët e tyre që të vijnë dhe të inkuadrohen në diskutim.

“Apeloj deri te të gjithë kolegët e VMRO-DPMNE-së se duhet të vijnë dhe duhet të inkuadrohen në diskutimin për buxhetin. T’i elaborojnë ose t’i mbrojnë amendamentet e shumta që i propozuan për buxhetin dhe ndjej nevojë se në qoftë se miratojnë një vendim të tillë në çdo moment kryetarja e Komisionit Liljana Kumanovska mund të vijë dhe të vazhdojë ta udhëheqë seancën dhe të fillojmë debat esencial, sepse afatet po rrjedhin. Sot është dita e gjashtë, ndërsa gjithsej janë dhjetë dhe ne duhet të vazhdojmë me punë”, tha Jovan Mitrevski nga LSDM-ja.

Ai shpjegoi se buxheti është një prej dokumenteve më të rëndësishme dhe pika në rend dite është një nga më të rëndësishmit për funksionim të shtetit dhe për këtë arsye si shumicë qeveritare ndjejmë nevojë që të vazhdojë me punë ky Komision.

“Ishit dëshmitarë se ditëve të kaluara çdo ditë caktohej seancë dhe rreth 20 minuta para se të fillojë e njëjta anulohej. Kjo ndodhi edhe sot”, tha Mitrevski.

Në vazhdimin e sotëm të seancë po vijon shqyrtimi për Propozim-buxhetin për vitin 2018.

Debati filloi javën e kaluar më 27 nëntor dhe prej atëherë janë caktuar disa vazhdime të cilat nuk u mbajtën. Kuzmanovska e anuloi seancën e Komisionit për Buxhetin pas aksionit për arrestime lidhur me dhunën në Kuvend më 27 prill, midis të cilëve janë edhe gjashtë deputetë nga grupi i saj parlamentar.

Debati në Komision zgjat gjithsej 10 ditë, ndërsa pastaj propozimi dërgohet në seancë plenare ku debati zgjat pesë ditë pune. Për tekstin e propozuar janë dorëzuar 279 amendamente.