Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vendosën veto ndaj rezolutës së paraqitur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) lidhur me vendimin e SHBA-ve për të njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, çështja është duke u zhvendosur në Asamblenë e Përgjithshme (AP) të OKB-së. Në AP-OKB pritet mbështetje e fuqishme, pasi SHBA-të mbetën vetëm në KS-OKB, raporton Anadolu Agency (AA).

Rezoluta bënte thirrje për tërheqjen e vendimit të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, i cili me 6 dhjetor shpalli Kudsin si “kryeqytetin e Izraelit”, ndërsa u paraqit ditën e djeshme në KS-OKB nga anëtarët e përkohshëm egjiptianë të KS-OKB-së, por kjo rezolutë në Këshillin prej 15 anëtarësh u refuzua vetëm nga SHBA-të.

Edhe më herët, pritej që kjo rezolutë të refuzohej. Ndërkaq, tani, iniciativat diplomatike po kalojnë në një fazë të re dhe projektligji këtë herë do të sillet në AP-OKB me një përmbajtje të ngjashme.

Sipas burimeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), rezoluta, e cila do të vihet në votim me përpjekjet intensive të Turqisë dhe OBI-t, synohet të arrijë mbështetjen maksimale në AP-OKB-në me 93 anëtarë.

Fakti që rezoluta u refuzua vetëm nga SHBA-të, një votë kundër me 14 vota pro, krijoi një atmosferë pozitive për AP-OKB-në.

Përkundër faktit se disa nga shtetet anëtare të përhershme ose të përkohshme në KS-OKB janë në favor të SHBA-ve, ose të paktën abstenojnë, një sukses prej 14 përballë një vote pritet të ndikojë pozitivisht në votimin në AP. Kështu, mendohet se numri i vendeve mbështetëse mund të kalojë mbi 160.

– Vendet e OBI-t po përshpejtojnë nismat e tyre

Miratimi i rezolutës nga AP-OKB do të nënkuptojë mbështetje të konsiderueshme ndërkombëtare për lëvizjen e inicuar për Palestinën nga vendet e OBI-t në Stamboll.

Liderët e vendeve të OBI-t të, cilët u mblodhën në Stamboll më 13 dhjetor me thirrje nga presidenti i radhës i samitit të OBI-t, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, njohën Kudsin Lindor si kryeqytet të Palestinës.

Vendet anëtare të OBI-t janë duke përshpejtuar iniciativat e tyre në mbështetje të Palestinës. Ndërkohë, pritet që këto iniciativa të rriten edhe më tej me ndikimin e atmosferës pozitive në OKB.

Gjithashtu, anëtarët e OBI-t, krahas përpjekjeve kryesisht drejt vendeve evropiane që ta njohin Palestinën dhe përpjekjeve për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare të reja, do të përpiqen edhe për rritjen e përfaqësimit dhe pranisë së palestineze nëpër organizata të ndryshme.

Ato gjithashtu do të përpiqen për të krijuar një komision në OKB për të punuar në krijimin e kufijve palestinezë përpara vitit 1967. Vendet e OBI-t gjithashtu do të marrin iniciativa duke forcuar pajtimin palestinez, me qëllim që të rrisin kontributet konstruktive për palët.

SHBA-të vendosën vento ndaj rezolutës e cila ishte paraqitur në KS-OKB nga Egjipti me iniciative të Turqisë dhe e cila parashihte ta shpallte “ligjërisht të pavlefshme” dhe në kundërshtim me rezolutat e OKB-së vendimin e SHBA-ve për ta pranuar Kudsin si kryeqytetin e Izraelit. Përballë vetos së SHBA-ve, anëtarët e përhershëm të KS-OKB-së, Britania, Franca, Kina dhe Rusia, si dhe vendet anëtare të përkohshme, Egjipti, Uruguai, Bolivia, Etiopia, Italia, Japonia, Kazakistani, Senegali, Suedia dhe Ukraina, votuan në favor të rezolutës.

Në rezolutë thuhej se të gjitha hapat e njëanshëm për të ndryshuar statusin e Kudsit ose strukturën demografike janë “hapa që nuk janë ligjërisht detyruese, janë të pavlefshme dhe duhet të anulohen në kuadër të marrëveshjeve përkatëse”. Po ashtu, në rezolutë bëhej thirrje që shtetet të mos zhvendosin ambasadat e tyre në Kuds.

Turqia, e cila javën e kaluar mblodhi në Stamboll vendet anëtare të OBI-t dhe e cila i udhëhoqi në nxjerrjen e një vendimi për njohjen e Kudsit Lindor kryeqytet të Palestinës, thuhet se do të luajë rol të rëndësishëm edhe në AP-OKB dhe se do të bëjë përpjekje për mbledhjen e dy të tretës së nënshkrimeve.