Presidenti i komisionit të arbitrave pranë FIFA-s, Pierluigi Collina, flet mbi mundësinë e implementimit të sistemit VAR edhe në Botërorin “Rusi 2018”.

Siç shpjegon italiani sistemi i videoteknologjisë deri më tani rezulton eficent e për këtë arsye FIFA është duke reflektuar se si duhet dhe nëse duhet përdorur në kompeticionin e Kupës së Botës.

Sistemi VAR është një eksperiment i nisur në vitin 2016, që aktualisht është në një fazë të avancuar sidomos në Itali, ndaj në mbledhjen radhës të komisionit së arbitrave do të bëhet edhe vlerësimi për rezultatet e arritura në këto dy vite.

Siç shton Collina, FIFA është duke punuar mbi këtë çështje dhe vendimi duhet marrë brenda muajit mars, sepse, më pas, do të ishte shumë vonë për të përrgatirur arbitrat në rast të një vendimi pro teknologjisë.

Njëherazi edhe numri 1 i FIFA-s, Gianni Infantino, deklaron krahas Collinas se janë duke punuar me shpejtësi në këtë drejtim.