Virgil van Dijk do të jetë një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve të janarit në futbollin italian.

Liverpooli ishte shumë afër të nënshkruajë me lojtarin gjatë verës, por në fund kishte dështuar gjithçka.

Ylli i Southamptonit vazhdon të jetë objektiv i Reds, por këtë herë ata duhet të përballen edhe me konkurrencën e Manchester Cityt dhe Chelseat.

Liverpooli normalisht që do të provojë edhe në janar, por gjithmonë duke kërkuar që çmimi prej 70 milionë euro t’i ulet.

Mbrojtësi holandez iu bashkua klubit anglez nga Celticu në vitin 2013 për 14.7 milionë euro. Në 76 paraqitje për Southamptonin në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola.