Skuadra spanjolle, Valencia ka hyrë në garë për mesfushorin portugez të Interit, Joao Mario

Mungesa e minutave këtë edicion ka shtyrë Joao Mario të kërkojë largimin nga Inter, ani pse ka kontratë afatgjate me italianët.

Sipas Calciomercato në garë për portugezin ka hyrë skuadra e madhe spanjolle, Valencia.

Inter është i gatshëm ta lejojë largimin e Joao Mario, por në këmbim i dëshiron shërbimet e mesfushorit të talentuar spanjoll, Carlos Soler.

Marion po ashtu e duan edhe dy skuadrat e mëdha evropiane, Manchester United dhe PSG.