Meshkujt janë ata të cilën zihen më shumë me njëri-tjetrin por në ditët e sotme nuk lënë gjë mangët as vajzat. Shpesh herë imazhet e femrave që godasin njëra-tjetrën apo që bëjnë sherre janë bërë virale në rrjetet sociale.

Një tjetër ngjarje e ngjashme mes dy vajzave të reja ka ndodhur por kësaj here në Shkodër. Dyshohet se një ditë më parë, dy studente kanë bërë sherr për të dashurin që mesa duket e kanë pasur të përbashkët por nuk kanë pasur dijeni. Bëhet fjalë për shtetasen A.P 19 vjeç banuese në fshatin Gorre të Laçit dhe shtetasen R.H 20 vjeç banues në fshatin Sukth të Durrësit.

Vajzat janë studente në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe papritur janë ngatërruar keqas. Fillisht ka nisur si një debat në lidhje me një djalë që frekuentonin të dyja por nuk e kanë ditur një gjë të tillë. Pasi kanë marrë vesh dy vajzat janë takuar dhe nga debati e kanë kthyer në sherr fizik. Zyrtarisht, policia njofton se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Pas një përleshje të momentit në lagjen “Tom Kola” shtetasja A.P e ka goditur me sende të forta shtetasen R.H. Në këtë mënyrë ndaj 19 vjeçares ka nisur një procedim penal për ngjarjen e ndodhur.