Kelly Murphy ishte duke bërë snowboarding në Parkun Sportiv Dimëror të Hakubas në Japoni, kur po regjistronte videon.

Ajo ishte duke kënduar një këngë të Rihannës dhe ishte në majën e një kodre.

Në prapavijë shihet një ari, por duket se gjatë tërë kohës ajo nuk ka qenë në dijeni për këtë. Për fat të mirë, vajza nuk u kap nga kjo krijesë, raporton ntd.tv, transmeton lajmi.net

Ajo shtoi se ishte e vështirë për të njoftuar stafin në Hakuba sepse ata nuk flisnin anglisht mirë. Megjithatë, disa njerëz pretendojnë se video është e rreme.

‘Është një video virale e rreme,’ tha një përdorues në YouTube. Megjithatë, arinj të tillë ka shumë në këtë kontinent.