I ftuari special i natës së sotme në “Xing me Ermalin”, në Tv Klan, është Presidenti Ilir Meta. Ende pa nisur mirë intervistën kreu i shtetit u përball me një surprizë të veçantë.

Ishte pikërisht vajza e tij Era, e cila kishte ardhur për t’i drejtuar të atit disa pyetje, një situatë që padyshim krijoi mjaft humor. Një ndër pyetjet ishte edhe: Si linda unë?

Ndërkohë Meta i vënë në siklet iu përgjigj pyetjes së saj me një tjetër pyetje: Nuk ta ka treguar mami akoma?