Ushtari i Koresë së Veriut që u arratis para pak kohësh për në Korenë e Jugut ka surprizuar me kërkesën e tij të parë. Ai ka kërkuar çokollatë ‘Choco Pie’.

Kur firma që prodhon çokollatën dëgjoi për dëshirën e tij vendosi që ti dërgojë 100 kuti dhe ai do furnizohet me këtë çokollatë deri në fund të jetës së tij.

Oh Chong Song, 24 vjeç,  u qëllua në gju, krah, shpinë, gjoks dhe përmes shpatullës, ndërsa kirurgët thanë se trupi i tij ishte mbushur me parazit dhe ishte infektuar me Hepatit B, shkruajnë mediat koreano jugore.