Ushtarët izraelitë ndërhyjnë me plumba të vërteta dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Mesxhid-i Aksa në Al-Kuds dhe protestuesve në Bregun Perëndimor.

Bregu Perëndimor, ushtria izraelite ndërhyn në protesta

Vendimi i presidentit të SHBA-ve Donald Trump për njohjen e Al Kudsit si “kryeqytet të Izraelit” u protestua në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor. Ushtarët izraelitë ndërhyrën në protestat e mbajtura në El-Halil, Nablus ve Kalkilijje.

Në qytetet Ramallah, Nablus, Tulkerm, Kalkilijje, Xhenin, Bejtullahim, Selfit dhe El-Halil të Bregut Perëndim, sot pas namazit të xhumasë u organizuan marshime ku protestuesit me flamuj të Palestinës dhe fotografi të Mesxhid-i Aksa-së dënuan vendimin e SHBA-ve për Jerusalemin.

Ushtarët e Izraelit ndërhyrën me gaz lotsjellës si dhe me plumba të vërteta ndaj protestuesve palestinezë në Bab ez-Zaviye të qytetit El-Halil, në dy qyteza në afërsi të Kalkilijjes si dhe në Kusra, e cila ndodhet në afërsi të qytetit Nablus. Një numër i madh i protestuesve të prekur nga gazi i hedhur, përjetuan rrezik të mbytjes.

Aktivisti i Komitetit të Rezistencës Popullore Murad Ishtivi, njoftoi se 4 persona, njëri prej tyre gazetar, janë plagosur me plumba plastike gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelite ndaj protestuesve në qytezën Kefer Kaddum, në afërsi të Kalkilijjes.

Nablus, kolonët hebrej të armatosur mbyllën rrugën kryesore

Në anën tjetër, mësohet se një grup i armatosur të kolonëve hebrej kanë mbyllur rrugën kryesore në jug të Nablusit.

Sipas informatave të marra nga dëshmitarët e rastit, kolonët hebrej pas namazit të xhumasë mbyllën kryqëzimin Havvara-Bejta.

Njoftohet se në vend janë vendosur një numër të madh të ushtarëve izraelitë.

Kujtojmë se presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në vitin 1980 nuk e njeh shpalljen e Jerusalemit si kryeqytet dhe aneksimin e Jerusalemit Lindor.

Global