Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev i dërgoi urime Sebastian Kurc për zgjedhjen e Kancelarit federal të Qeverisë së re të Republikës së Austrisë.

“Republikës së Maqedonisë i nevojiten miq të cilët do t’i mbështesin aspiratat e shtetit për integrimet në BE dhe që këtu me rëndësi të madhe është mbështetja juaj për Maqedoninë në këtë proces”, thotë Zaev në urimin për homologun e tij austriak.

Zaev shpreh bindjen se Republika e Austrisë edhe më tej do të jetë mik i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë, ndërsa njëherësh, siç thuhet në urim “bashkërisht do të kontribuojmë për rajon më stabil dhe më me prosperitet në dritë të integrimeve evropiane”.

Kryeministri i Maqedonisë shpreson se me emërimin e Kurcit kancelar i ri marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve në të ardhmen do të thellohen.