Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari me rastin e Ditës së Alfabetit Turk – 21 Dhjetor dërgoi urim deri te pjesëtarët e komunitetit turk në Maqedoni.

“Edukimi i çdo kombi në gjuhën e tij amtare ndihmon në ngritjen dhe zhvillimin e kulturës së tij. Gjeneratat e ardhshme të edukuara mbi parimet e gjuhës amtare, do të jenë kontribues të shquar në shoqërinë tonë”, thotë ai në urim.