Një djalë i ri u filmua nga shoku i tij teksa pësoi një rënie fatale nga shkallët lëvizëse të metrosë së Londrës.

Freddie Andrews, 22 vjec, vendosi të rrëshqiste poshtë në shiritin metalik midis dy shkallëve lëvizëse.

Por gjatë rrëshqitjes ai u ndesh me një aksident fatal. Me këmbët e hapura ai u përplas keq në vendin ku nuk duhej nga një objekt që gjendej mes shkallëve.

Më pas ai u përplas sërish para se të “fluturonte” nga shkallët lëvizëse.