E ardhmja e sulmuesit të Atletico Madridit, Antonie Greizmann është në duart e Barcelonës

Manchester United ka rikthyer interesimin për Antonie Griezmann, por është befasuar kur ka pyetur drejtuesit e Atletico Madridit për shërbimet e tij.

Sipas Mundo Deportivo, Unitedit i është thënë se e ardhmja e francezit është në duart e Barcelonës.

Katalunasit kanë opsionin e parë për ta transferuar Griezmannin, i cili dëshiron të largohet verën e ardhshme.

Vlera e tij është 120 milionë euro, shumë kjo e pranueshme për Barcelonën dhe Unitedin.