Manchester United ka lëshuar fitoren nga dora në derbin kundër Leicester City.

Ishte Harry Maguire që shënoi në minutën e 95 të takimit dhe Leicester City barazoi, përkundër se ishte me një lojtar më pakë.

Tani United ka mbetur 13 pikë prapa liderit Manchester City.

Leicester e filloi ndeshjen mirë me golin e hershëm të Jamie Vardy, por më pas dy gola të Juan Matas u duk se mjaftuan për fitoren e rëndësishme të United.

Megjithatë, krejt në fund, krosimin e Marc Albrighton e shndërroi në gol Maguire nga afërsia.