Është folur shpesh për UniKKatilin madje edhe nëpër qarqe letrare që është vlerësuar një poet, i cili me lirikat e tij arrin të krijojë tekste domethënëse.

Por, derisa UniKKatilin e konsiderojnë këtë shkrimtarë, përfshirë këtu edhe shkrimtarin Ismail Kadare, Getoar Selimi këtë epitet ja ka dhënë vetvetes.

Reperi këtë e ka bërë me anë të një postimi nëpër rrjetet sociale ku e krahason veten me rilindasit, Naim dhe Abdyl bej Frashëri.

Derisa Naimi ka qenë i njohur me lirikat e tij idilike, Geti më shumë është i njohur për tekste të ndryshme, shumicën e herëve erotike dhe se krahasimi duket pak qesharak në këtë aspekt.