Me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve Qeveria mori vendim për ndryshimin e Dispozitës për vlerën e çmimit të tokës ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë dhe vlerën e shpenzimeve të posaçme për zbatimin e procedurave për tjetërsim dhe dhënien me qira.

Me ndryshimet e propozuara kryhet ulja e vlerës së çmimit sipas të cilës tjetërsohet toka ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë me marrëveshje të drejtpërdrejtë për A3 – strehim grupor për rajonin 5 dhe rajonin 6, dhe kjo do të arrijë 70.00 denarë, për dallim nga çmimet e deritanishme, të cilat për këto rajone arrinin 1.600,00 deri në 400 denarë për vend të banuar dhe jashtë vendit të banuar, në komuna të ndryshme.

Qëllimi i uljes së çmimit të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë është që të stimulohet ndërtimi i objekteve për strehim grupor, me komponentë sociale siç janë azilet e pleqve, kopshtet, konviktet e nxënësve dhe studentëve dhe objekte të ngjashme.