Ministri i sapoemëruar britanik i Mbrojtjes Gevin Uiliamson, deklaroi se zgjidhja më e mirë për shtetasit e Britanisë së Madhe, të cilët luftojnë në radhët e grupit Shtetit Islamik është që të vriten në frontin në Siri dhe në Irak.

“Një terrorist i vdekur nuk mund t’i bëj dëm Britanisë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta shkatërruar kërcënimin për vendin tonë”, deklaroi Uiliamson në një intervistë për “Dejli Mejl”.

Vlerësohet se rreth 800 islamistë britanikë janë përfshirë në radhët e SHI-së në Irak dhe në Siri. Prej tyre, 130 janë vrarë, 400 janë kthyer në Britani të Madhe, ku janë nën mbikëqyrje të shërbimeve të sigurimit, ndërsa 270 ende janë në Lindjen e Afërt.

Uiliamson paralajmëroi se islamistëve britanikë të cilët janë në shtete tjera nuk do t’ju lejohet të kthehen më në vend.

Global