Nate Diaz ka deklaruar se rikthimi i tij në sportin e arteve marciale mikse mund të jetë në dyshim, pasi ka të tjera plane për të ardhmen edhe pse ofertat për t’u rikthyer në kafaz nuk i mungojnë.

Përmes një postimi në “Twitter”, ai ka deklaruar se UFC-ja i ka ofruar mundësinë që të duelojë për titullin kampion bote ne cilëndo peshë që ai dëshiron, por ai ka shtuar se po sheh mundësinë për t’u praktikuar me një sport të ri.

Që me shumë gjasa do të jetë boksi. “UFC më ka ofruar mundësinë që të dueloj për titullin në çdo peshë të mundshme. Por unë po shoh rrugën që të çon në një sport të ri”, thotë Diaz, duke postuar disa doreza boksi.

Diaz nuk duelon në kafaz që prej gushtit të vitit të kaluar, kur humbi revanshin ndaj Conor McGregor në UFC-202, sfidë që e humbi me vendim unanim të gjyqtarëve, ndërkohë që e pat fituar sfidën e parë ndaj irlandezit me “submission” (në UFC-196). Janë të shumtë ata që presin që McGregor dhe Diaz të kompletojnë triologjinë, për të përcaktuar më të mirin në artet marciale mikse, por ende nuk po arrihet një marrëveshje për këtë sfidë të madhe.

Ndaj duket se amerikani po mendon të kalojë në sportin e boksit dhe të bëjë debutimin e tij në ring, duke lënë kështu pas krahëve një karrierë 12-vjeçare në UFC, ku është një ikonë.

Global