Goli i Cenk Tosun është zgjedhur më i miri i fazës së grupeve në Champions League.

UEFA ka zgjedhur golat më të bukur të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Goli më i bukur është zgjedhur ai i sulmuesit të Besiktas, Cenk Tosun, që kishte shënuar kundër Portos.

Goli i Gareth Bale i shënuar në fitoren 3:1 të Real Madridit kundër Borussia Dortmundit, është zgjedhur si i dyti më i mirë.

Pas ti vjen ai i Antoine Griezmann i shënuar kundër Romës, kurse në mesin e më të mirëve janë edhe Sadio Mané (Liverpool), Edin Dzeko (Roma) dhe Stephan El Shaarawy (Roma)