Udinese është befasia e madhe e javës pasi ka mposhtur Interin në “Giuseppe Meazza”. Të besuarit e Spallettit u befasuan në “Giuseppe Meazza” nga Udinese, duke u mposhtur me rezultatin 3-1.

Gati e pabesueshme pasi Udinese i shkakton zikëltërve humbjen e parë të sezonit pas 17 javësh në Serie A.

Të parët në epërsi kaluan miqtë me golin e Kevin Lasagna (14’), vetëm 1 minutë më vonë Mauro Icardi vendosi barazpeshën në 1-1.

Kur u mendua që Interi do të bëjë diçka më shumë në pjesën e dytë, miqtë befasuan vendasit me golat e Rodrigo De Paul (60’) dhe Antonin Barak (77’).

Pas humbjes së parë në Serie A, Interi vazhdon të mbetet lider në Serie A me 40 pikë të grumbulluara.