Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila e udhëhoqi rastin e koduar “Monstra” në vitin 2012, sot për herë të parë pas lirimit të të akuzuarve u ballafaqua me ta, raporton Televizioni SHENJA.

Ishte një moment i shkurtër ballafaqimi por pamja që e mori Jankullovska kur i takoi të akuzuarit që i quajti që në konferencën e parë për media si “terrorist islamik”, ishte e papërshkrueshme.

Jankullovska ua hapi derën Hakiut dhe Agimit dhe pasi që ata hynë në Gjykatë të paraqiten, ajo bisedonte me avokatin e saj për ta dhe tregonte shenja habie se çfarë kishte parë pak më parë.

https://www.youtube.com/watch?v=bDfnUJusgvY&feature=youtu.be