Qenan Aliu

Opozita në bllokun maqedonas vazhdon të mbetet e dezorientuar. Në opinion po shpërfaqen dilema të mëdha lidhur me ate se sot në kongresin e Vmro-Dpmne-së lider u zgjodhë Hristijan Micovski apo Hristijan GRUEVSKI. Orkestrimi i këtij kongresi të mbajtur në Vallandovë nga Mijallkov, Gruevski dhe protagonistë të tjerë të pallatit të bardhë,do ta bëjë që kjo parti të fragmetnarizohet akoma. Madje së shpejti pritet që plasaritje të ndodhë në grupin paralamentarë të kësaj partie. Edhe pse për shkaqe taktike për opstrukcione kjo parti pas konstituimit të kuvendit performoi me dhjetë grupe paralamentare, tani siç duket përplasjet në këtë parti këta grupe do ti bëjnë institute reale parlamentare !