Florenc Beqiraj, 23 vjeç ndërroi jetë këtë të premte pasi ju hoqën aparaturat që e mbanin në jetë në spitalin Nord të Francës, ku prej 1 jave qëndronte i shtruar në gjendje kome.

Por këtë të premte mjekët francezë humbën çdo shpresë se i riu mund të kishte shenja jete, duke vendosur që t’i japin fund vuajtjes së të riut.

Fotografinë e fundit të të riut nga spitali e ka shpërndarë një nga miqtë e tij.

“Florenc Beqiraj u prehsh në paqe vëlla.” shkruan mes dhimbjes miku i tij Kleant Gjevori

Tragjedia e të riut preku zemrat e të gjithë shqiptarëve që bënë apel për ndihmë për të riun e dhunuar në burgun e Marsejës, ku po qëndronte pas refuzimit të kërkesës për azil.