Spartaku i Moskës e ka zbuluar armën e tyre sekrete para ndeshjes së të mërkurës mbrëma kundër Liverpoolit.

Victoria Gameeva, një kardiologe e trajnuar, u ka ndaluar lojtarëve të Spartak Moskës që të bëjnë seks përpara ndeshjes.

 “Nga pikëpamja mjekësore seksi stimulon aftësinë për të punuar vetëm me gratë. Në artet marciale ndodh që një atlet femër mund të luftojë vetëm pesë ose dhjetë minuta pas seksit dhe rezultatet e saj do të ishin më të mira. Por punon ndryshe për meshkujt. Ata duhet të shmangin seksin dy ose tre ditë para ndeshjes së futbollit”, tha fillimisht ajo.

Victoria thotë se futbollistët i shkruajnë shpesh në rrjetet sociale për ta komplimentuar atë për fizikun dhe pranon se marrëdhënia e tyre është vetëm profesionale.