Mediat e islandeze kanë njoftuar mbrëmë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në mes të kryeqytetit të tyre, Reykiavik, një javë më parë. Bëhet fjalë për një sherr mes disa të rinjve shqiptar, ku si pasojë njëri ka mbetur i plagosur rëndë dhe pas disa ditë ka vdekur në spital, nga plagët e shumta të marra me thikë.

Mediat vendase njoftojnë se i vrari është Klevis Sula, 20 vjeç me origjinë nga Skrapari. Vrasja e tij në Reykjavik një qytet ky ku ngjarje të tilla janë shumë të rralla, mori vëmendje të madhe nga mediat lokale të Islandës dhe gjithashtu u publikua edhe në faqen zyrtare të autoriteteve policore. Klevis Sula u qëllua me thikë nga dy shqiptarë pranë një monumenti kulturor në sheshin qendror të Reykjavikut në mëngjesin e 3 dhjetorit dhe nuk mundi dot t’i mposhte plagët duke u ndarë nga jeta në spitalin Land Spitalaium, ku po mbahej në jetë përmes aparaturave.

Policia tha se e kapi autorin, i cili nuk dëshmoi dot në daljen e parë përpara gjykatës për arsyet e agresionit për shkak të gjendjes së rënduar psikike, ndërsa do të dalë sërish përpara gjykatës së Reykjavik në 15 dhjetor 2017. Menjëherë pas lajmit të ndarjes nga jeta, në rrjete sociale kanë qenë bashkëmoshatarët ata që kanë treguar dhimbjen e ndarjes nga jeta të Klevisit duke shprehur pikëllimin e tyre, por më prekësi ka qenë dedikimi i motrës së Klevis Sulës.

Statusi i motrës së Klevisit Sulës në Facebook

“Ti ishe engjëlli më i bukur këtu në tokë, por Zoti nuk të la mes nesh të vendosi flatrat e të mori pranë vetes!!! Po si mundem unë, ne, të të themi ty lamtumirë?! A do mundem ndonjëherë të harroj vëllanë tim të madh.. se t’i kështu më thoshe gjithmonë.. Ma kujtoje gjithmonë që unë s’kisha vetëm një vëlla po kisha dy.. se të kisha ty..
A do mundem unë.. ne ..të harrojmë kujtimet me ty..?
A do jemi ne të njëjtët pa ty…?
A do mund të qëndrojnë më në këmbë këto male të larta nga dhimbja jonë e madhe?
Unë.. ne .. të gjithë po të prisnim se na the që do të vije? Na gënjeve? Ne prapë po të presim po kush? Kush nga ne e dinte se do të vije kështu siç po vjen si një furtunë që mbasi mbaron ka shkatërruar shume gjëra.. shumë ëndrra.. shumë plane…Ti prapë do të vish e do të ikësh përsëri.. për herë të fundit?! Të ketë vall fund? Joo joo nuk ka se po të kishte t’i me gjithë qenien tënde duhej të ishe këtu me ne.. pranë nesh…pranë të gjithëve jo të shndërroheshe në një vegim.. në një kujtim dhe në një dhimbje të përhershme!!!
Sot bashkë me zemrën tënde është vrarë edhe zemra e një motre, është vrarë zemra e një vëllai, e një nëne, janë varur koka nga pikëllimi dhe lotët s’do t’i ndalë as perëndimi dhe as agimi i shumë ditëve që do të vijnë…
Unë.. akoma po të pres vëlla.. do të të pres dhe do të të përcjell përsëri.. pastaj e ke radhën ti të më presësh mua, të na presësh ne se një ditë do të jemi pranë teje ……”, shkruan ajo.

Global